39 vjeçarja sulmon me gotë burrin në bar kur teksa tentonte t’i gjente moshën, ai ‘i dha’ 4 vjet më shumë (fotot)

22/04/2024 15:58

Biznesmenia goditi me gotë burrin që po përpiqej të miqësohej me të, kur duke tentuar të gjente moshën e saj i tha se ishte 4 vjet më e vjetër.

39 vjeçarja Joanne Dodd, nisi një bisedë të voglë me Carl Cooper në një bar në Britani, kur ai sugjeroi se mendonte se ishte 43 vjeçe.

Gruaja e tërbuar nga vlerësimi i pafajshëm i burrit, tentoi ta sulmonte por ai u largua drejt tualetit, por përsëri kur ai doli, Dodd vrapoi drejt tij duke e goditur me gotën e verës.

Burri pësoi një çarje në fytyrë ndërsa Dodd u ndalua nga policia dhe megjithëse përballej me deri në tre vjet burg, mori vetëm dënim të pezulluar.

Gjykatësja Elizabeth Nicholls tha se nëna e një fëmije ishte ‘një grua e dedikuar e punëtore’ dhe nuk përbënte rrezik për publikun.

Në gjykatën e Manchester në veri të Britanisë, u tha se ngjarja ndodhi në barin Unicorn Pub në shtator të vitit të shkuar.

Dodd e cila ka një biznes qe organizon evente për fëmijët, kishte dalë me motrën e saj kur kishin nisur të bisedonin me Carl dhe shokun e tij, para se të shpërthente konflikti, shkruan The Sun.

Avokati i saj Mark Friend tha se në kohën e incidentit ajo vuante nga vetëvlerësim i ulët, por u dënua me 12 muaj burg të pezulluar 180 orë punë komunitare të papaguar.

FOTO GALERI
1/3
Biznesmenia goditi me gotë burrin që po përpiqej të miqësohej me të, kur duke tentuar të gjente moshën e saj i tha se ishte 4 vjet më e vjetër.

Top Channel