Koncerti me flaut i 15-vjeçares në Lezhë/ Emocione dhe muzikë e mirë në pallatin e kulturës “Ded Ndue Lazri”

21/04/2024 12:36
15 vjeçarja Ester Shema koncert recital me flaut

E shtuna solli sërish emocione dhe muzike në pallatin e kultures Ded Ndue Lazri. Ester Shema 15 vjecarja solli koncertin e saj të parë recital me Flaut që u gërshetua me instrumete të tjera.

Tinguj në Flaut u luajtën nga 9 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore.

Realizimi i këtij recitali nuk ishte aspak i lehtë, shumë muaj e përkushtim me një instrument muzikor jo shume të njohur si Flauti por pritshmëritë e këtij recitali u përmbushën në maksimum shprehet mësuesja e muzikës.

Instrumentistët që po dalin nga shkolla “Besëlidhja” shihen si mjaft premtues për të ardhmen dhe këtë e tregon dhe prezenca e publikut në sallë si dhe prezenca e Zhani Cikos.

Koncerti recital “Tungujt e Flautit”, zgjat rreth 60 minuta ku u luajtën 9 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore të shoqëruar me instrumente ku luajtën dhe nxënës të tjerë të shkollës Besëlidhja, e cila premton shumë për këta të rinj që po i japin Lezhës një frymë tjetër në jetën kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA