Rrugëtimi i xhubletës/ Takimi në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës

20/04/2024 14:04

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, në Torrën Veneciane të Durrësit u zhvillua një takim mbi rrugëtimin e xhubletës shqiptare drejt njohjes si vlerë e trashëgimisë botërore përmes përfshirjes së saj në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.

“Jo vetëm xhubleta dhe çfarë përmban universi i saj, por rruga e gjatë me shumë aktivitete dhe ngjarje derisa mbërritëm në këtë realitet që ajo u bë pjesë e listës së monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe që në të ardhmen shpresojmë të marrë statusin e plotë të marrjes në mbrojtje nga UNESCO sepse ky është vetëm një fillim”- Luljeta Dano, Drejtore e Qendrës Antropologjike Xhubleta.

Nismëtarja Luljeta Dano rrëfeu përvojën e jashtëzakonshme se si xhubleta u kthye në kauzën e jetës së saj, po dhe të individëve e mbi të gjitha institucioneve të shtetit për ta rijëtësuar këtë vlerë. Dije bërja e saj është drejt zhdukjes ndaj duhen mekanizma nxitës dhe mbështetës për ta kthyer traditën dhe gjithçka vjen përmes saj si një vlerë e shtuar për turizmin e qëndrueshëm.

“Kemi shpresë që ministri i ri i Kulturës të kapë kohën e humbur dhe të kemi informacion se ccfarë po bëhet që Shqipëria të mos e humbasë shansin. Është një kohë prove për t’u krijuar struktura që xhubleta të prodhohet me po atë teknologji artizanale që ka qenë prodhuar.”

I organizuar nga Qendra Muzeore Durrës, ky takim u konsiderua si një model udhërrëfyes për të inkurajuar aktivizmin drejt një aplikimi të suksesshëm edhe Durrësin dhe vlerat e tij.

“Pasuria jonë arkeologjike është unikale, po duke hulumtuar mund të gjejmë dhe vlera të tjera të trashëgimisë jo materiale që mund t’i kurorëzojmë me një pjesëmarrje në listën e UNESCOs e cila përkthehet më pas në vlerë ekonomike dhe turizëm kulturor. Duhet shfrytëzuar ky moment”- shprehet Antigoni Suli Gjergji, Qendra Muzeore Durrës.

Me vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore të tij, prej vitesh autoritetet e ministrisë së kulturës kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për ta përfshirë Amfiteatrin Antik të Durrësit në listën e mbrojtjes nga ana e UNESCO-s, po pa rezultat deri më tani për shkak dhe të ndërhyrjeve pa kriter rreth e qark tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA