Dyshja e njohur e këngëtarëve Ashanti dhe Nelly kanë zbuluar se janë fejuar dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Artistët të cilët u takuan 20 vjet më parë rindezën romancën e tyre vitin e kaluar. Ata u takuan për herë të parë në Grammy Awards në vitin 2003.

Ashanti publikoi një video në Instagram, duke thënë se asaj do t’i duhen rreth nëntë muaj për t’u përgatitur për koncertin e saj të ardhshëm. Nelly gjithashtu publikoi postimin, i cili ishte titulluar, “Baby baby baby baby”, në Instagram. 43-vjeçarja më vonë konfirmoi se është fejuar me reperin e “Hot In Here”. “Ky vit i ri i jetës sime është një bekim i tillë plot dashuri, shpresë dhe pritje”,-tha Ashanti për revistën Essence.

Ajo vijoi duke thënë se: “Mëmësia është diçka që e kam pritur me padurim dhe ta ndaj këtë me familjen, të fejuarin dhe fansat besnikë, të cilët kanë qenë kaq mbështetës për karrierën time, është një përvojë e mrekullueshme.”

Foshnja do të jetë fëmija i parë i Ashantit dhe i pesti i Nelly-t. Ky i fundit ka një vajzë dhe një djalë me ish-partneren e tij, Channetta Valentine dhe ai adoptoi dy fëmijët e motrës së tij të ndjerë, Jackie Donahue, pasi ajo ndërroi jetë nga leucemia në 2005.

Top Channel