Koçi Petriti poeti dhe studiuesi i njohur që me krijimtarinë e tij zuri një vend të veçantë në letërsinë shqipe është përkujtuar në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Lirika e tij e vlerësuar për thjeshtësinë dhe finesën mbetet e veçantë ndaj familjarë, miq dhe lexues të tij së bashku rikthyen mes interpretimeve emocionuese pak nga shpirti i veçantë i Koçi Petriti.
Me një krijimtari të vyer ai spikati që në botimin e tij të parë të titulluar Lirikat e Majit, që u pasua nga botime të tjera të cilat bënë që Koçi Petriti të njihet nga kritika si mjeshtër i lirikë dhe baladave. Në këtë 10 vjetor të ndarjes nga jeta djali i tij Ergysi mes emocionesh ndan disa momente e vargje të njeriut modest por me vlera të mëdha.
Për organizatorin Erget Cenolli, Koçi Petriti mbetet një ndër poetët dhe studiuesit e spikatur të Shqipërisë vepra e të cilit edhe pse nuk zë vend ne kurrikulat e arsimit parauniversitar studiohet në auditorët e arsimit të lartë.
Për gati gjysmë shekulli Koçi Petriti ju përkushtua mësimdhënies letrare por si studiues ai arriti të sjellë botime thelbësore për zbërthimin e krijimtarisë letrare të.disa autorëve shqiptarë ndërsa me vargjet e tij përmbushë paktin e tij me lexuesit, atë të përjetësisë.
Top Channel