Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri ironi me stërvitjet e ushtrisë serbe në Peshter të Sanxhakut 30 km larg kufirit, duke e cilësuar ndotje të tokës dhe ajrit.

Këto lëvizje ai i sheh si dëshmi tjetër se Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e ZI. Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, tha Kurti.

“Vihor 2024” është një stërvitje e përvitshme nga Ushtria e Serbisë dhe për përgatitjet është njoftuar KFOR-i. Në deklaratën e misionit të NATO-s t në Kosovë theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e në ofrimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Top Channel