Mijëra entuziastë të Vespa-ve mblidhen në përvjetorin e motoçikletës klasike në Toskana të Italisë (fotot)

19/04/2024 18:53

Dashamirës të shumtë të motorëve klasikë Vespa u mblodhën sot në Pontedera në Italinë qendrore për të celebruar 140-vjetorin në vendlindjen e motoçikletës.

Eventi madhor kishte regjistruar rreth 8,000 fansa të Vespës nga 54 vende të ndryshme dhe rreth 660 klube shoqërore Vespa, nga të pestë kontinentet.

“Ne prej kohësh e kemi përshtatur jetën tonë rreth motorit Vespa, dhe Pontedera është vendlindja e Vespas,” tha entuziasti spanjoll Quico Pascual, i klubit Marina Baixa nga Alicante.

Një tjetër entuziast nga Spanja, Rafelin, tregonte per AFP se kishin udhëtuar shumë për të marrë pjesë në event.

“Ne u nisëm nga Valencia, pastaj morën tragetin nga Barcelona dhe lundruan deri në Civitavecchia pranë Romës. Kaluam natën aty dhe sot në mëngjes mbërritëm në celebrimin tonë”, tha ai.

Entuziasti vendas Roberto Conti, tha se Vespa është një stil’ dashamirës’ jetese.

“Kur njerëzit të shikojnë në një Vespa ata kënaqen, ata buzëqeshin dhe të shikojnë. Edhe sikur të jetë një motor i vjetër, ata janë të lumtur që të takojnë. Kjo është çka përfaqëson Vespa, gëzimin e bashkimit me të tjerët, bukurinë”.

Fjalë vlerësimi thuheshin nga të gjithë pjesëmarrësit për motorin klasik, disa prej të cilëve pasi e drejtonin krijonin një varësi ose ktheheshin në koleksionistë të modeleve të ndryshme të tij.

“Vespa është një stil jetese. Të jep liri dhe kënaqësi edhe kur ecën ngadalë. Atë mund ta riparosh vetë, nuk të lë kurrë në baltë”, tha për AFP entuziasti Gianluca Iovane, nga Pontedera.

FOTO GALERI
1/11
Dashamirës të shumtë të motorëve klasikë Vespa u mblodhën sot në Pontedera në Italinë qendrore për të celebruar 140-vjetorin në vendlindjen e motoçikletës.

Top Channel