Në 105 vjetorin e lindjes të Rrahman Parllaku, ish- gjeneral, partizan në luftën antifashiste, hero dhe komandant, por edhe i dënuar në komunizëm publikohen pjesë nga dosja e tij e dënimit nga regjimi komunist.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka publikuar sot pjesë nga dosja me 9277 faqe disa fakte mbi dënimin dhe survejimin e tij.
Sipas biografisë së përgatitur nga Ish-Sigurimi i Shtetit shtetasi Rahman Parllaku, i datëlindjes 1918, lindur në fshatin Novosej të Kukësit, familja e tij ka qenë e internuar në rrethin e Durrësit, rrjedh nga një shtresë e varfër fshatare, i përjashtuar nga partia dhe i dënuar me 25 vjet heqje lirie “për organizim k/revolucionar dhe veprimtari komplotuese antiparti”, me arsim të lartë ushtarak.
Po ashtu në dosje ka edhe përgjime mes Lipe Nashi, Kiço Ngjelës dhe Rahman Parllaku.
Lipe: Po ti Kiço more letër?
Kiço: Po mora letër nga djali, nga Sokoli që kam në Ballsh.
Lipe: Po çfarë thotë?
Kiço: Shumë mirë thotë, bile edhe në takim me thanë se është shëndoshur shumë, etj, etj… po atje janë rehat, hanë e punë, rrinë me shokët, shef milet, kanë radio televizor
Lipe: Po atje shef qyfyre
Kiço: Po sheh qyfyre dhe hyjnë e dalin e venë njerëz, por ne kemi gjithë këtë kohë që nuk na vjen njeri këtu.
Lipe: Po je në vete ti
Kiço: Po, po, po … po këtu nuk na vijnë dhe të burgosur pa lere më të tjerë
Lipe: Po tani s’ke fare këtu
Kiço: Po çfarë është kjo kështu
Lipe: Ë?
Kiço: Po sa të mbarojë ky gjyqi, po akoma nuk mbaroi ky i shkreti
Rrahman: Po ky gjyqi të mbarojë nga pranvera
Kiç: Ë?
Rrahman: Ky gjyqi të mbarojë nga pranvera që vjen po them, nga pranvera të mbarojë gjyqi patjetër.
Top Channel