Delegacioni i BE në Tiranë reagon pas protestës para Bashkisë së Tiranës: Dënojmë fort dhunën, akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike

19/04/2024 13:49

Delegacioni i Bashkimit Evroipian në Tiranë ka dënuar dhunëm gjatë protestës para Bashkisës së Tiranës.

Delegacioni thekson se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore,

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruan delegacioni i BE.

Kujtojmë se qytetarë dhe zyrtarë të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve bashkiakë.

Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë.

Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin në godinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA