‘Ylli’ i YouTube, Abhradeep Saha vdes papritur në moshën 27 vjeçare pas komplikacioneve të operacionit (fotot)

18/04/2024 21:50

Komentuesi njohur britanik i rrjetit YouTube, Abhradeep ‘Angry Rantman’ Saha raportohet se ka vdekur në moshën 27 vjeçare pas komplikacineve nga një operacion.

Familjarët e tij thonin se i riu kishte ndërruar jetë pas një ‘operacioni madhor’ të paspecifikuar që kishte kryer në mars, por nuk jepnin shkaqet e sakta të vdekjes.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme të Abhradeep Saha i njohur ndryshe në rrjet si #AngryRantman. Ai preku jetën e miliona njerëzve me ndershmërinë e tij, humorin dhe shpirtin e patundur”, thuhej në deklaratën e familjarëve te indiano-britanikut.

Të afërmit shkruanin më herët se do të njoftonin fansat për rekuprimin e të riut pas operacionit por në fillim të muajit njoftuan se ishte shtruar në kujdes intensiv.

‘L të shpresojmë për më të mirën’, shkruanin ata në faqen e tij në YouTube teksa më 14 prill thanë se ishte në gjendje kritike, duke jetuar me ndihmën e makinerive.

Abhradeep ishte bërë i famshëm me analizat e tij sportive kryesisht në futboll dhe kriket.

Mijëra njerëz i bënin homazh tifozit zbavitës të Chelsea-t, teksa një prej tyre lutej: “Ju lutem mos e hiqni këtë kanal që të shikojmë videot dhe kujtojmë për gëzimin që na jepte me humorin e tij.”

Një tjetër komentonte: “Është shumë e trishtë, jeta është aq e pasigurtë, le të jemi të përulur dhe të shpërndajmë dashuri. Retorikat e tij të nxehura te futbollit do të na mungojnë të gjithëve”.

Të tjerë shkruanin në gjuhën hindu “Om shanti”, duke i uruar atij “paqe të përjetshme”.

FOTO GALERI
1/3
Familjarët e tij thonin se i riu kishte ndërruar jetë pas një ‘operacioni madhor’ të paspecifikuar që kishte kryer në mars, por nuk jepnin shkaqet e sakta të vdekjes.

Top Channel