“Vallëzim me hënën” është botimi më i fundit i triologjisë që shkrimtari Namik Dokle i ka kushtuar krahinës së Gorës.
Po ku është kjo Gora, banorët e së cilës e mendojnë se është në fund të botës? Është në mes të Europës. Viktimë e historisë, kjo krahinë me 29 fshatra, me një etnokulturë shpirtërore dhe materiale të veçantë.
Disa nga legjendat e këtij libri vijnë ashtu siç tregohen, sot e kësaj dite, nga më të moshuarit 12 dhe pasionantët e folklorit goran, të tjera janë të mbështetura mbi subjekte baladash të njohura të Gorës dhe një pjesë e vogël janë ringjallur nga kujtime të pjesshme apo nga copëzat e mbrame të legjendave në humbje, drejt harresës.
Më herët Instituti Servantes e ka vlerësuar librin e tij “Vajzat e Mjegullës” si numri 2 dhe një letërsi e nivelit të lartë. Kjo pasi ky roman është përkthyer në disa gjuhë të botës.
Top Channel