
18% e turistëve qëndruan në hotel, pjesa tjetër përdori Shqipërinë si tranzit
22/02 12:21
Prej 27 marsit të këtij viti ka nisur aplikimi i fermerëve për skemat ndihmëse në bujqësi.
Sipas përgjegjëses së ekstensionit në Drejtorinë e Bujqësisë në Fier Shqiponja Musaraj në përmbyllje të këtij procesi janë kryer 16 mijë aplikime të fermerëve të Qarkut Fier ku, skema e mbështetjes me naftë përben edhe pjesën më të madhe të aplikimeve.
Interesimi për aplikimet për naftë ka qenë në pothuaj të njëjtat shifra nga viti i kaluar ndërkohë që pjesa më e madhe e fermerëve kanë aplikuar përfitimin e karburantave për punimet e tokës për mbjelljet në drithëra e perime. Afati i aplikimeve mbyllet këtë të enjte.
Top Channel