Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet nesër në orën 21:00.

Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Sara u skualifikua për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.

Qëkur ishte banor i BBV3, Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA