Rreth 300 qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci!

Nga dëshmi që vijnë nga qytetarë të ndryshëm, situata është mjaft e rënduar, në autobusë ndodhen fëmijë të vegjël dhe familje dhe kërkojnë ndihmë. Bllokimi i lëvizjes së autobusëve me targa kosovare vjen pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Sipas informacioneve, në një nga autobusët ndodhet një grua që është sëmurë. Kanë thirrur ndihmën e shpejtë, por nuk ka arritur ende. Po ashtu, ka filluar edhe intervistimi i udhëtarëve. Sipas informacioneve janë duke i pyetur se kush janë, çfarë punojnë, ku jetojnë, ku shkojnë etj. Që nga ndalimi i autobusëve udhëtaret nuk kanë mund të furnizohen as me ushqim.

Institucionet e Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve dhe diasporës të shmangin kalimin nëpër Serbi pas gjendjes së tensionuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA