Inside Story/ ‘Ju shqiptarët aq dini…’ Shqiptari që aspiron presidencën e Maqedonisë së Veriut rrëfen diskriminimin e dikurshëm

17/04/2024 21:55

Para marrëveshjes së Ohrit, të gjithë shqiptarëve ju mohua mësimi në gjuhën shqipe. Këto politika diskriminuese, fillimisht aplikoheshin për universitetet, e më pas, edhe në ciklet më të ulëta.

Është fakt që arsimi në gjuhën amtare pra në gjuhën shqipe lejohej deri në shkollën e mesme pra në ciklin e dytë. Ndërkohë që shkollimi i lartë nuk lejohej në gjuhën shqipe dhe të gjithë detyroheshin ose të mësonin në universitet maqedonase ose të shkonin të studionin në Shqipëri dhe në Prishtinë’- u shpreh Xhelal Neziri, analist.

Shqiptarëve ju mbyllën edhe ato shkolla të mesme që I kishin në atë periudhë me pretekstin se do të krijohen paralele të përziera sipas ndarjes etnike dhe të pakicave por në fakt ishte maqedonishtja si gjuhë mësimi në shkollat e mesme. U ndalua hedhja e evidencës në gjuhën shqipe në shkolla u ndryshuan planet mësimore në mediat publike u evituan krejtësisht programe në gjuhën shqipe vetëm 30 minuta televizioni publik në ditë jepet programe’– u shpreh Naser Zyberi, analist.

Edhe aty ku juridikisht hapeshin shkolla shqipe, ato ktheheshin në institucione fiktive. Nuk kishte mësues shqiptarë dhe nxënësit diskriminoheshin nga mësuesit maqedonas. Një kujtim trishtues si nxënës ndan sot Bujar Osmani. Një episod i fortë diskriminimi që krijon kontrast me realitetin sot, kur ai qëndron në karrigen e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Madje, ai synon të jetë shqiptari i parë që ulet në karrigen e Presidentit të këtij shteti.

Jam regjistruar në shkollë të mesme në Shkup kishte paralele shqipe u bë një dakortësi politike e asaj kohe që të hapet një paralele shqipe në të cilën u regjistrova unë dhe gjenerata ime por veç quhej shqipe se nxënësit ishin shqiptar por të gjithë mësuesit ishin maqedons. Vinte drejtori i shkollës e mbaj mend si sot edhe pse kam qenë vetëm 15 vjeç dhe na shihte në nxënësit shqiptar atje dhe na thoshte çka bëni ju fëmijë këtu pse nuk shkoni në treg të rregulloni orë për shkak se ju shqiptarët atë dini të bëni të punoni në treg të shisni në Pazar. Mund të imagjinoni që një drejtor shkolle ju thotë nxënësve mos mësoni por shkoni në treg, ky ishte raporti ndaj nesh asaj kohe’- u shpreh Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Top Channel