Akuzat e Metës ndaj SPAK, Prokurori i Përgjithshëm: Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP! Bashkëpunimi ynë me Prokurorinë e Posaçme ka qenë shumë i mirë
17/04/2024 12:33
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në një komunikim për gazetarët, u pyet për akuzat e ish-presidentit Ilir Meta në drejtim të SPAK.
Gazetari: Dje, KLP dënoi gjuhën e përdorur nga ish-presidenti për SPAK. Cili është mendimi juaj për akuzat e ish-kreut të Shtetit ndaj Strukturës së Posaçme?
Olsion Çela: Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme.
Top Channel