Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish- vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë.

Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm.

Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.

Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar.

Besnik Pjetri u kap disa muaj me vone në një banesë të braktisur ne fshatin Kaçinar të Lezhës aty ku ishte strehuar që prej arratise së tij. Arrestimi i tij u bë më 16 dhjetor të vitit 2022.

Top Channel