“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Në raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme një vend të veçantë zunë grupet kriminale dhe agresiviteti I tyre në rritje ku gjithmonë e më tepër për vrasjet me pagesë po përdorin eksplozivin. Sipas prokurorisë ka një tendencë në rritje të trafikimit të tij nga Kosova.
Gjatë vitit të kaluar policia e shtetit në operacione të ndryshme ka sekuestruar rreth 300 kg eksploziv dhe 120 granata ndërkohë që në 4 muajt e këtij viti janë sekuestruar 50 kg eksploziv.
Rasti kryesor ishte ai I shënuar në 5 shkurt ku në një operacion të vetëm policia e Tiranës sekuestroi 45 eksploziv që vinte nga Kosova me autobus. Lënda shpërthyese ishte futur në valixhe dhe ishte fshehur në kuti lëngjesh frutash. Dyshimet janë se eksplozivi I ndarë në 203 kallëpë ishte porositur nga grupe të ndryshme kriminale në Shqipëri për të kryer ngjarje kriminale ndërkohë që në pranga ranë 3 persona nga Gjilani.
Rritje kanë pësuar edhe rastet e sekuestrimit të minave të telekomanduara. Gjatë vitit të kaluar policia ka sekuestruar 8 mina ndërsa gjatë këtij viti vetëm në 4 muaj janë sekuestruar 18 mina në operacion e të ndryshme në Mirditë, Durrës, Vlorë etj që dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale.
Në ngjarjet më të rënda ku eksplozivi është përdorur për vrasjen e kundërshtarit është vrasja e Aleksandër Sadikajt në kryeqytet në qershor të 2022, ngjarje kjo ende pa autor.
Top Channel