U arrestua sot në Durrës për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj në 2022-in, Top Channel siguron foton e krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut”

16/04/2024 16:05
Agron Bejdolli

Top Channel ka siguruar foton e Agron Bejdollit, i cili u arrestua ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga policia si një prej pengmarrësve të 2 vëllezërve Beqiraj në vitin 2022.

Bejdolli është krahu i djathtë i Aleksandër Lahos. Ky i fundit njihet ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Beqiraj në tetor të vitit 2022.

Top Channel