‘Terroristi’ adoleshent që sulmoi me thikë peshkopin e njohur në Sydney, sapo ishte liruar ‘për sjellje të mirë’ nga policia (fotot)

16/04/2024 15:42

Një “terrorist” adoleshent që sulmoi me thikë një peshkop të njohur dhe katër persona të tjerë gjatë meshës dje në Sydney, kishte qenë nën kujdesin e policisë para një muaji dhe raportohej se ishte liruar prej tyre “për sjellje të mirë”.

16-vejçari jashtë kontrolli u regjistruar duke goditur disa herë me thikë peshkopin Mar Mari Emma

16-vejçari jashtë kontrolli u regjistruar duke goditur disa herë me thikë peshkopin Mar Mari Emmanuel duke tentuar ta vriste, pa pasur asnjë lidhje apo njohje me të.

Rrjedhimisht prifti arriti të mbrohej megjithë plagët e marra ndërsa sulmuesi u neutralizua nga të pranishmit. Teksa ai mbahej i neutralizuar përtokë, i riu jashtë kontrolli shihej që ngërdheshej në mënyrë diabolike, raportonte rrjeti vendas ABC.

Drejtuesi kishës kishte rënë përtokë dhe ulërima dëgjoheshin në video, derisa disa dëshmitarë dhe një oficer policie mbajtën të lidhur sulmuesin.

Pak pas ngjarjes rreth 2,000 banorë të zemëruar vendas u mblodhën jashtë kishës në Wakeley duke kërkuar që i dyshuari të dilte.

Policia erdhi në numra të shumtë dhe ndaloi furinë e vendasve duke vendosur barrikada e duke goditur banorët me spraj djegës, duke bërë që disa prej tyre të villnin.

Pamjet tregonin më pas priftin që futej me barrelë në një ambulancë para turmave të mëdha jashtë kishës. Prifti Mar Mari Emmanuel është i njohur në Sydney për zërin e fortë kundër politikave qeveritare që konsiderohen imponuese e abuzive anëtarët e kishës së tij dhe një pjesë e rezidentëve

Adoleshenti paemëruar është akuzuar më parë për krime të vogla përfshi dhe sulme me thikë mes të rinjve.

Një nga të pranishmit në protestën jashtë kishës, Dominic Cammareri, tha për Daily Mail Australia: “Njerëzit po villnin nga spraji djegës dhe shkuan në shtëpitë e të tjerëve për të kërkuar ujë”.

Një tjetër dëshmitare tha se po ndiqte ceremoninë me të bijën.

“Ai e dinte se mesha po transmetohej direkt në rrjet dhe duket se priti sa të nisnin kamerat para se të kryente sulmin”.

Burime të tjera vendase thonin se sulmi ishte një tentativë e porositur vrasjeje ndaj peshkopit të njohur prej ideve alternative që predikonte, duke dashur ta maskonin si nje ‘sulm terrorist’.

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha sot se kanë folur me të dyshuarin: “Ai është pak i hutuar. Nuk e dimë motivimin e sulmit por ai ka kërkuar të flasë me prindërit dhe po mundohemi të rregullojmë takimin. Ka shqetësime për sigurinë e tij nga reagimet e komunitetit’.

FOTO GALERI
4/6
Prifti Mar Mari Emmanuel është i njohur në Sydney për zërin e fortë kundër politikave qeveritare që konsiderohen imponuese e abuzive nga anëtarët e kishës së tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA