“Për dy plehra…”/ Çfarë po ndodh me Eglën brenda BBV? Në gjendje të rënduar dhe e përlotur, banorja: Po pres mjekun

16/04/2024 13:12

Sot zgjimi në BBV3 ka qenë i zhurmshëm për shumë banorë.

Liami ka marrë tenxheret orët e para të mëngjesit, ka hyrë në dhomën e gjumit dhe filloi t’i godiste me njëra-tjetrën duke krijuar një zhurmë të padurueshme.

Nga ky gjest Egla ka mbetur e tronditur, ajo u tremb dhe i kërkoi Liamit të ndalonte. Lidi ka marrë tenxheret prej duarve Liamit dhe është larguar me vrap. Ka qenë Meritoni ai ka vazhdoi lojën e Liamit, i cili ka marrë dy shkopinj dhe i bënte valixhes së bashku me Liamin.

 

Egla e trembur ka dalë menjëherë nga dhoma e gjumit duke qarë. Pranë saj ndodhej Romeo, Heidi dhe Graciano të cilët tentuan ta qetësonin.

 

Romeo: Qetësohu, çfarë qan për dy plehra! Çfarë bën? A je në terezi ti moj? Rri rëhat, çfarë mërzitesh për plehra ti.

Graciano: Të duhet të të jap ndonjë gjë?

Egla: Po pres mjekun…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA