Arrestohen dy persona në Elbasan, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara

16/04/2024 12:17

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, të akuzuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara. 

Kallëzimin në polici e ka bërë nëna e 31-vjeçarit, një 60-vjeçare më darë 15 prill të këtij viti. Sipas tyre, 44-vjeçari B. J., banues në Elbasan dhe 59-vjeçari R. B., banes në fshatin Mengël, më datë 4 prill të këtij viti kanë kryer marrëdhënie seksuale me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel