Ishte përgatitur për grabitje, arrestohet i riu shqiptar në Itali, në çantë iu gjet hanxhar dhe drogë

16/04/2024 17:30
Foto ilustruese

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Perugias nën akuzën e veprës penale të shitjes së drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

Mediat italiane shkruajnë se një qytetar i zonës, ka parë të riun shqiptar i cili dukej sikur kishte në plan të kryente një grabitje. Pas ndërhyrjes së policisë italiane, shqiptarit iu gjet një hanxhar në çantën e shpinës.

Gjithashtu gjatë kontrolliut iu gjetën edhe 126 gramë kanabis si dhe kokainë. Mësohet se ndaj të riut kishte pasur denoncime të mëparshme për tentativa grabitje të dështuara.

Top Channel