“Harrohen” gomonet dhe kamionët, hyjnë në listë avionët privatë/ Skemë e re e transportimit të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britani (Fotot)

16/04/2024 13:48

Një skemë e re e transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe është zbuluar, pas një hetimi 8-vjeçar nga autoritetet vendase.

Tashmë emigrantët shqiptarë nuk përdorin më vetëm gomonet dhe kamionët për të mbërritur në territoret britanike, por listës i janë shtuar edhe avionët privatë.

The Sun ka publikuar detaje në lidhje me këtë hetim disa vjeçar, që çoi në arrestimin e Myrteza Hilajt dhe Kreshnik Kadenën i dhe 4 falsifikues që prodhonin mijëra dokumente identiteti për emigrantët, duke përfshirë certifikatat që i lejonin ata të gjenin punë në kantiere

Rrjeti i kontrabandës së Myrteza Hilajt dhe Kreshnik Kadenës përfshinte fluturimin e emigrantëve me avionë privatë

Një skemë e re e transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe është zbuluar, pas një hetimi 8-vjeçar nga autoritetet vendase.

Tashmë emigrantët shqiptarë nuk përdorin më vetëm gomonet dhe kamionët për të mbërritur në territoret britanike, por listës i janë shtuar edhe avionët privatë.

Avioni privat i lehtë i përdorur nga piloti i Essex David Green

The Sun ka publikuar detaje në lidhje me këtë hetim disa vjeçar, që çoi në arrestimin e Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadenën i dhe 4 falsifikues që prodhonin mijëra dokumente identiteti për emigrantët, duke përfshirë certifikatat që i lejonin ata të gjenin punë.

Ata të dy, sipas shkrimit, ishin pjesë e një bande europiane, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë paundësh. Ky transportim bëhej jo vetëm më kamionë por edhe me avionë të vegjël privatë.

Në këtë operacion policor ishin të përfshirë 100 policë, të cilët përfshinin oficerë të emigracionit dhe kufirit nga e gjithë Evropa.

Policët njoftuan se 50-vjeçari Myrteza Hilaj, i cili ishte fiksues i bandave të kontrabandës duke përdorur kamionë. 37-vjeçari Kreshnin Kadena, ishte pika e kontaktit për pilotët që transportonin shqiptarë në Britani.

“Hilaj pothuajse po luante rolin e një agjenti udhëtimi, duke i vendosur emigrantët në vendin e duhur dhe duke i lidhur ata me njerëzit e duhur në Francë dhe Belgjikë për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi oficeri i lartë hetues Saju Sasikumar, i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Autoritetet, sipas The Sun, njoftuan se dyshonin që Hilaj po përpiqej gjithashtu të rekrutonte drejtues kamionësh, duke u lënë në xhamat e përparmë të automjeteve një shënim “më telefono”.

Gangsterët shqiptarë mbajnë bisedime për krizën disa ditë përpara se policët të shkatërronin operacionin e tyre

Operacioni Micropus filloi kur nisi një hetim ku u zbulua se Hilaj ishte pjesë e një rrjeti të madh kriminal që jo vetëm kontrabandonte emigrantë të paligjshëm, por siguronte dokumente false për vetëm 130 paund.

Kur oficerët zbuluan se bashkëpunëtori i tij Kadena ndihmoi në organizimin e një fluturimi për katër ilegalë pranë Calais në korrik të vitit 2017, ata njoftuan autoritetet franceze.

Britanikët David Green (piloti privat) dhe Edward Buckley, u arrestuan dhe burgosën për 30 muaj pas një rasti gjyqësor në Boulogne të Francës dy javë më vonë.

Gjykata dëgjoi se si dy burrat kishin transportuar emigrantë nga fushat ajrore pranë Calais dhe Le Touquet pesë herë në tre muajt e mëparshëm, ku secili pasagjer pagoi 10,000 paund.

Policët shkatërruan gjithashtu një seri mashtruesish që përdoreshin nga Hilaj, duke përfshirë një që drejtonte një shërbim ‘të stilit Amazon’ për të paktën shtatë vjet.

Falsifikuesi mjeshtër Sergiy Mykhaylov u shiti mijëra karta identiteti false dhe leje pune shtetasve të huaj që kërkonin të fitonin një terren në MB.

Mykhaylov, tani 43 vjeç, i cili drejtonte një biznes printimi në Hackney të Londrës, merrte porosi me e-mail, mesazhe me tekst dhe paguante vetëm 130 paund për një patentë të rreme drejtimi.

Kur oficerët bastisën shtëpinë e ukrainasit në Stratford, Londra Veri-Lindore, ata gjetën më shumë se 3,000 dokumente identiteti, 3,500 foto të stilit të pasaportës dhe 300 certifikata të punës në ndërtim.

Ata gjetën gjithashtu 15,000 paund në para dhe materiale të mjaftueshme për të krijuar 40,000 karta identiteti false.

Letërnjoftimet false iu dhanë qindra emigrantëve të paligjshëm

Mark McCormack, nga NCA, tha se shumica dërrmuese e klientëve ishin nga Shqipëria dhe i përshkroi aktivitetet e Mykhaylov si “Amazona e dokumenteve të rreme të identitetit”.

Një tjetër evropianolindor, Arsen Baculi, 24 vjeç, nga East Ham, iu dhanë pesë vjet e tetë muaj për qëllim të dorëzimit të dokumenteve false dhe posedimit të drogës dhe më vonë u deportua përsëri në Shqipëri. Një person i pestë i përfshirë në fabrikë, Oleksandr Sukhoviy, 45 vjeç, u burgos për gjashtë vjet.

NCA gjithashtu konstatoi një burrë dhe grua që bënin dokumente false në dhomën e tyre të gjumit në Romford. Florin Ardelean, 48 vjeç, dhe gruaja e tij, Aurelia Vilescu, 38 vjeç, u arrestuan me shpërndarësin e tyre shqiptar Igkli Chotza, 29 vjeç, nga Rainham, Essex.

Dokumentet e rreme u zbuluan nga Agjencia Kombëtare e Krimit gjatë një bastisjeje në një 'fabrikë' falsifikimesh në Romford.

Në shtëpi u gjetën mbi 9,000 dokumente false, 15,000 fotografi, 59,000 paund para dhe pajisje të përdorura për të bërë letra të rreme.
Ardelean u burgos për 2018 ndërsa gruas së tij iu dhanë dy vjet. Ai u deportua në Hungari vitin e ardhshëm, ndërsa gruaja e tij u kthye në Rumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA