Dhuna mes lojtarëve të Erzenit dhe Partizanit në kampionatin U-21, policia: Nuk ishim njoftuar për ndeshjen, 2 futbollistë të plagosur

16/04/2024 18:37
Rajoni i policisë, Durrës

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon dhunës në ndeshjen e kampionatit të moshave U21 mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak.

Në njoftim bëhet me dije se forcat blu nuk ishin njoftuar për këtë ndeshje dhe se si pasojë e përplasjes mes futbollistëve, dy prej tyre janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin rajonal të Durrësit.

“Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”– thekson policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel