Një video po bën xhiron e rrjeti, ku Meghan Markle nuk ka lejuar një fanse që të bëjë foto pranë bashkëshortit të saj, Princi Harry.
Çifti morën pjesë në shfaqjen e një ndeshjeje bamirësie polo me kuaj, teksa Princ Harry ka arritur të fitojë farë, duke rrëmbyer kështu kupën.
Në momentin që Meghan i ka dhënë kupën edhe e ka puthur në buzë, ndërsa shikuesit vunë re se në zonë kishte edhe kamera Netflix, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex po përgatisin një projekt të ri për platformën, me temën e këtij sporti të veçantë.
Në Instagram një faqe ka treguar momentin kur një vajzë afrohet për të bërë foto me princ Harryn, ndërsa partnerja e tij ka insistuar që të kalojë në anën tjetër.
“A dëshiron të vish këtu”, i ka thënë 42-vjeçarja ndjekëses, shkruan Page Six, teksa shton se ia ka përsëritur këtë frazë tre herë.
Ky veprim ka shkaktuar reagim të gjerë, për xhelozinë e Meghan Markle.
Top Channel