Rama reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: I paprecedentë, përbën kërcënim për destaibilizim të rajonit

14/04/2024 16:51

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, mbrëmjen e së shtunës, duke theksuar se Shqipëria e dënon këtë sulm të ashpër dhe të paprecedentë, siç e quan ai.

Në një postim në X, kryeministri thotë se ky sulm përbën rrezik për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme, duke shprehur solidaritetin me popullin izraelit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, shkruan kryeministri.

Më tej, Rama thekson nevojën kritike për armëpushim në Gaza, ” duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA