Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari sapo ka dhënë një përditësim pas sulmit ndaj Izraelit nga Irani.
Ai tha se më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën nga Irani gjatë natës, 99% e të cilave u kapën.
Zoti Hagari tha se u lëshuan 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk shkoi në Izrael, si dhe 120 raketa balistike.
Ai tha se disa nga raketat balistike goditën bazën ajrore Nevatim, por “aftësia e saj nuk u zbeh”. Nuk u raportua për viktima, por një vajzë 10-vjeçare u plagos nga prerjet, tha zoti Hagari.
Ai u shpreh se situata është ende në zhvillim dhe avionë po patrullojnë qiellin.
“Irani e shtyu Lindjen e Mesme drejt përshkallëzimit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme,” tha Hagari.
Lashimet e dronëve dhe raketave gjithashtu nuk erdhën vetëm nga Irani, shtoi Hagari, por edhe Iraku dhe Jemeni.
Ai tha se në orët e fundit “dhjetëra raketa” u lëshuan nga Libani në veri të Izraelit dhe si përgjigje IDF goditi një numër strukturash ushtarake në Liban.
Top Channel