Stresi i pranverës, mjekja: U mbivendos me vjeshtën, ka më shumë ankth tek qytetarët! Janë dy stinët me riskun më të lartë

13/04/2024 16:12

Pranvera dhe vjeshta janë dy stinët me riskun më të lartë për t’u shfaqur probleme të vogla të shëndetit mendor si ankthi, çrregullime të gjumit, luhatje humori, etj.

“Sivjet ka një veçanti se duket sikur është mbivendosur pranvera dhe vjeshta, pa lënë trurin të pushojë pak në dimër. Çfarë ne shikojmë aktualisht është një stres i shtuar dhe ankth i kudogjetur tashmë edhe pse në këtë sezon preken më shumë femrat, krahasuar me meshkujt. Hormoni i gjumit që është melatonina pëson një ndryshim që pasohet me një lloj përgjumjeje.

Ndërkohë që serotonina rritet shumë dhe jep hiperaktivitet. Është ky konflikti hormonal brenda nesh që na bëhet shoqërues që ul performancën dhe bëhemi më nervozë. Një pjesë tjetër ndjehen më apatikë gjë që e bën pranverën stinën që sjell më shumë raste tek profesionistët e shëndetit mendor”, tha Arjana Rreli, Mjeke Psikiatre.

Top Channel