Gjatë prime-n e kaluar Romeo u zgjodh lideri i shtëpisë, e për këtë avantazh kishte shpëtimin e tre personave të tjerë.
Ai zgjodhi Heidin, Lidin dhe Eglën, por kjo renditje emrash nuk është pritur aspak mirë nga banorja.
Egla ka debatuar ashpër me Romeon gjatë javës, teksa nuk ka kursyer ofendimet ndaj këtij të fundit.
“Nuk kam nevojë për një kothere unë. Buzë qumësht”, është shprehur Egla gjatë javës duke debatuar ashpër.
Ky gjest nuk u prit aspak mirë nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili e konsideroi gjestin e banores së Big Brother VIP mosmirnjohës.
“Gjesti i Eglës është shumë mosmirënjohës. Ai e bëri të vetën, të shpëtoi. Ndërsa gjesti që ti bën është mosmirënjohës. Po e nxjerr keq veten kështu”, u shpreh Arbër Hajdari.
Top Channel