Vodhi mjetin “BMW X5” të parkuar në Lezhë dhe u nis drejt Shkodrës, arrestohet 45 vjeçari

12/04/2024 13:05
Foto ilustruese

Një 45 vjeçar i identifikuar si K.Ç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi vodhi automjetin tip “BMW X5” të parkuar në rrugën “Shtraus”.

45 vjeçari u nis drejt Shkodrës me automjetin e vjedhur, por u kap në flagracë nga forcat e policisë pak orë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel