Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.
Më pas, Kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.
Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës.
Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.
Top Channel