Në ambientet e Pallatit të Kulturës Labëria në Vlorë , mbrëmjen e djeshme është shfaqur për artëdashësit vlonjat filmi Guxim.
Filmi është pritur mire dhe salla e kinemasë ka qenë e mbushur plot kryesisht të rinj vlonjatë.
Pas shfaqjes së filmit artëdashësit kanë shprehur kënaqësinë si dhe janë ndjerë mirë që filmi shqiptar po ecën përpara me aktor të rinj.
Po ashtu dy aktorët kryesorë te filmit Drilon Hoxha dhe Livia Lozi janë surprizuar nga artëdashësit vlonjat.
“Respekt dhe mirënjohje për qytetarët e Vlorës”, është shprehur Driloni, ndërsa Livia gjithashtu falënderon Vlorën për projektin e saj të parë në këtë film.
Shfaqa e filmit Guxim do te jetë sot në datë 12 dhe 13 në sallën e Pallatit të kulturës Labëria në Vlorë.
Top Channel