Milan-Roma, një sfidë tërësisht italiane me dy skuadrat që përballen në “San Siro”, në aktin e parë çerekfinal të Europa Leagues, kompeticion të cilin të dy ekipet duan ta sjellin në Itali.

Dy skuadrat vijnë në një formë mjaft të mirë muajt e fundit, çka është reflektuar te rezultatet pozitive në kampionat, por edhe te ecuria në Europë, teksa trajnerët Pioli dhe De Rossi kanë ndarë mendjen edhe për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë…

Europa League
Çerekfinalet e para

MILAN-ROMA 0-1 (Mancini 17′)

 87′ Samuel Chukwueze vepron mirë në krah, Oliver Giroud ndalet nga traversa, duke humbur një rast flagrant!

75′ Tenton edhe Yacine Adli, “vigjilent” portieri i Romës.

72′ Reijnders shkarkon të djathtën, grushton Svilar.

21′ Milani afër barazimit, dy ndërhyrje të njëpasnjëshme nga Romelu Lukaku.

17′ Krosim nga Paulo Dybala, gol me kokë i mbrojtësit Gianluca Mancini. Roma në avantazh.

9′ Gjuan Tijjani Reijnders, grushton Mile Svilar.

Super Sport

Top Channel