Qarkullonte me qindra fara kanabisi në motomjet, pranga 38 vjeçarit në Shkodër

11/04/2024 09:55

Policia e Shkodrës ka parandaluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike “kanabis” në fazën fillestare.

Gjatë një kontrolli të bërë ndaj një 38 vjeçari që qarkullonte me motomjet, iu gjetën 625 fara kanabisi.

Për pasojë 38 vjeçari V.P u arrestua nga policia nën akuzën e tentativës për të kultivuar kanabis.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel