Mashtrimi më i madh që bota ka parë ndonjëherë! Ndërtuesja vietnameze dënohet me vdekje për vjedhjen e 35 miliardë dollarësh nga bankat (fotot)

11/04/2024 17:29

Një milionere e njohur pronash në Vietnam është dënuar me vdekje për rolin e saj në një vjedhje gjigante prej rreth 35 miliardë dollarë, mes një fushate te gjere e të kontestuar ‘anti-korrupsioni të qeverisë.

Truong My Lan, kryetare e kompanisë ndërtuese Van Thinh Phat, akuzohet se ka vjedhur paratë nga banka Saigon Commercial Bank (SCB) gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Autoritetet njoftuan sot se ajo është shpallur fajtore për përvetësim, ryshfet dhe shkelje të rregullave bankare, prandaj është dënuar me vdekje nga gjykata e kryeqytetit Ho Chi Minh.

Avokatët e miliarderes thanë se do të apelonin ndaj rastit të profilit të lartë, që është pjesë e një fushate të re anti-korrupsioni të shpallur nga qeveria.

Autoritetet thanë se më shumë se 2000 njerëz ishin thirrur si dëshmitarë gjatë gjyqit te Lan, ku bashkë me të u gjykuan dhe 85 të akuzuar të tjerë. Provat e gjyqit raportohet se mbaheshin në 104 kuti dhe peshonin me shume se 1 ton, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

67-vjeçarja që drejtonte kompaninë e ndërtimit akuzohet për manipulime financiare që arrinin në 12 miliardë dollarë në 2022. Fushata anti-korrupsion e nisur nga zyrtarët ka përfshirë së fundmi në Vietnam dhe ish-presidentin Vo Van Thuong dhe dy zv. kryeministria.

David Brown, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, tha për BBC: “Nuk ka pasur ndonjëherë një gjyq kaq publik sa ky. Lideri Nguyen Phu Trong dhe aleatët e tij po përpiqen të marrin kontrollin e Saigon, ose po përpiqen të mos e lënë t’u rrëshqasë nga duart”.

FOTO GALERI
1/3
Truong My Lan, kryetare e kompanisë ndërtuese Van Thinh Phat, akuzohet se ka vjedhur paratë nga banka Saigon Commercial Bank

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA