Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Juli ka treguar dy pyetjet e para që i ka bërë bashkëshortes kur ishin akoma duke u njohur.
“A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?”, ishin dy pyetjet që aktori i drejtoi partneres vite më parë, e cila i është përgjigjur “po”, ndërsa Juli tha se dashuria kalon nga stomaku. Të njëjtin mendim me aktorin ndajnë edhe banorët e tjerë, të cilët gjithashtu treguan historitë e tyre.
Juli: Çfarë do të thotë dashuria kalon nga stomaku? E keni dëgjuar ndonjëherë?
Françeska: Është e vërtetë.
Juli: Unë për shembull kur jam njohur me gruan të betohem që i kam thënë ‘A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?’ Më tha ‘po’, i thashë ‘ok’. Të betohem këto ishin ndër dy pyetjet e para.
Françeska: Edhe mami im më thoshte gjithmonë, nëse do ta bësh burrin të lumtur gatuaj mirë për të ngrënë.
Erjola: Edhe ish-partneri im më merrte në darkë dhe më thoshte aman se më ka marrë malli të ushqehem nga dora jote, i bëja bukë shtëpie.
View this post on Instagram
Top Channel