“Njeriu i pyllit”, shfaqja që solli filozofinë sokratiniane në teatër

10/04/2024 11:49
Regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi

Për 5 ditë me rradhë në teatrin privat “Zonja e Bujtinës” u shfaq me shumë sukses shfaqja “Njeriu i Pyllit”.

Një vepër e shkruar dhe interpretuar nga aktori, regjisori, dramaturgu Naun Shundi. Është vepra e 13 e shkruar nga Shundi, ku kryesisht disa tituj i përkasin stilit të absurdit. Vepra “Njeriu i pyllit”, është një vepër surealiste me një personazh. Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për Njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për cdo gjallesë që jeton në këtë glob. Në të trajtohen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve, problemeve të luftës njerëzore, probleme të jetës dhe të vdekjes.

Aktori Naun Shundi shihet si rrallë herë në lojën e tij brilante. Me këtë personazh të sjellë me shumë mjeshtëri, prekim individin që shoqëria e ka asfiksuar me ligjet, gjykimet, raportet me njëri-tjetrit, duke e detyruar të zgjedhë braktisjen e bashkëjetesës me njerëzit dhe të gjej paqen mes gjallesave që jetojnë në pyll. Shumë kolegë e kanë komentuar lojen dhe penën e mencur të Naun Shundit, duke bërë që të krijoj një fytyrë si në dramaturgji, aktrim dhe në vecanti si President i Teatrit Privat “Zonja e Bujtinës”, me repertorin dhe shfaqjet që ky teatër ka në këto 2 vite jetë.

“Njeriu i pyllit” është shfaqja e 4 si një produksion i Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”, e mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Njeriu i pyllit
Autor & Aktor: Naun Shundi
Regjisor: Kristi Serani
Kostumet & Skenografia: Anila Zajmi Katanolli
Muzika: Endri Sina
As regjisor: Jurgen Dervishi
Mbështetur nga: Bashkia Tiranë

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA