Muaji i përkushtimit dhe sakrificës, besimtarët myslimanë mblidhen së bashku në Dibër dhe festojnë Fitër Bajramin

10/04/2024 09:33

Edhe në Dibër në stadiumin Korabi të qytetit të Peshkopisë, besimtarët myslimanë kanë marrë pjesë në faljen e Namazit.

Pas muajit të gjatë të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës, besimtaret janë mbledhur për të kremtuar së bashku Fitër Bajramin. Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, myftiu i Moisi Kurtulla ka përcjellë edhe mesazhet e tij për besimtaret.

Ai tha se ky muaj që mbyllet sot me këtë ditë të gëzueshme afron njerëzit me njeri-tjetrin, me krijuesin por edhe me vlerat më të mira të shoqërisë. Me tej në fjalën e tij, ai bëri thirrje për një jetesë në paqe e harmoni , me respekt për prindërit, fëmijët të afërmit dhe shoqërinë.

Top Channel