Fitër Bajrami në Fier, myslimanët bëhen bashkë dhe i urojnë njëri-tjetrit harmoni

10/04/2024 09:43

Edhe besimtarët myslimanë fierakë kanë festuar Fitër Bajramin.

Falja e namazit është bërë në sheshin qendror të qytetit i mbushur nga qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, ndërsa krerët e Myftinisë së Fierit kanë përcjellë mesazhet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Fitër Bajrami u fal në orën 6:55, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli i cili përcolli mesazhin për me shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit dhe veçanërisht më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë festë, ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë islame.

Top Channel