“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër 09/06 23:07
Besimtarët myslimanë të qarkut të Durrësit, ashtu si në mbarë vendin e të gjithë botën, festojnë sot Bajramin e Madh.
Në të gjitha xhamitë dhe në xhaminë e madhe të qytetit bregdetar u fal namazi i kësaj feste të madhe për besimin Islam.
Besimtarët mbushën sheshin para xhamisë dhe pas faljes, ata shkëmbyen urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, mirësi dhe begati e që veçanërisht Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe sakrificat e të sjellë gëzim në zemrat e familjet e të gjithëve.
Mbështetje në vlera monetare dhe ushqime janë shpërndarë për besimtarët dhe familjet në nevojë.
Top Channel