Aktori i Holloywood që ka luajtur me Al Pacino dhe Johny Deep, xhirime në Shqipëri: E dua Tiranën, është e ardhmja e Europës

10/04/2024 13:47

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjithë.

Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjisor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, u shpreh ai.

Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro.

Top Channel