Eksperimenti hetimor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit e deklaron ‘akt të paplotë’! Kërkon analizim të pamjeve filmike

09/04/2024 14:33
Foto Ilustruese

Gjykata e Apelit e deklaron “akt të paplotë” eksperimentin hetimor mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të kryer në Elbasan, për rindërtimin e skemës së vrasjes së 21 prillit 2021.

Pasi u tërhoq për pak çaste, gjykata mori vendimin, duke e deklaruar si të paplotë aktekspertizën. Gjykata tha se akti për ekspertizën e ngjarjes dhe rindërtimin e saj, kërkuar nga Arbër Paplekaj u është vënë në dispozicion palëve ditën e djeshme.

Gjykata: Pasi e morëm në shqyrtim, kostastoi se detyrat e Gjykatës nuk janë përmbushur. Për këtë arsye gjykata konstatoi se akti është i paplotë dhe kërkon plotësimin e akteskpertizës. Gjykata vlerëson se duhet të ketë përgjigjje se sa është distanca midis viktimës dhe secilit qitës. Nëse prokuroria dhe avokatët do kenë pyetje t’i dërgojnë.

Gjykata ka pyetur ekspertët se sa kohë u duhet për të përfunduar aktespertizën.

Eksperti: Ju shtruat pyetje të tjera dhe duhet shkuar prapë në vendngjarje. Gjithë problemi qëndron tek pamjet filmike

Gjykata: Do analizohen pamjet filmike, do merren të dhënat. Nëse deri më sot kthyet përgjigje bazuar mbi akte, do thoni a kemi të njëjtin përfundim.

Gjykata e Apelit la kohë deri në 7 maj, ora 12:00 për ekspertët që të kryejnë plotësimet e nevojshme të kërkuara.

Top Channel