“Dashuritë e presidentit”/ Premiera më 11 prill në Teatrin Kombëtar Eksperimental

09/04/2024 20:45

Dashuritë e presidentit është  premiera që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, duke filluar  prej 11 prillit.

Shfaqja sjell para publikut artisten e mirënjohur Luiza Xhuvani si dhe Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj dhe Greta Bacin.

Menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të SHBA-së George Washington, gruaja e tij Marta, fton në shtëpinë e saj, ish të dashurën e burrit.

Një përballje e fortë, plot emocion, ku dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht. Shfaqja me autorësi nga Miro Gavran vjen në autorësinë e Andi Begollit.

Dashuritë e Presidentit është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendres për zhvillim social, mjedisor, ekonomik dhe kulturor “Smek”.

Top Channel