Dashuritë e presidentit është premiera që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli, duke filluar prej 11 prillit.
Shfaqja sjell para publikut artisten e mirënjohur Luiza Xhuvani si dhe Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj dhe Greta Bacin.
Menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të SHBA-së George Washington, gruaja e tij Marta, fton në shtëpinë e saj, ish të dashurën e burrit.
Një përballje e fortë, plot emocion, ku dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht. Shfaqja me autorësi nga Miro Gavran vjen në autorësinë e Andi Begollit.
Dashuritë e Presidentit është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendres për zhvillim social, mjedisor, ekonomik dhe kulturor “Smek”.
Top Channel