Bletërritësi nga Pakistani ngre biznes me ish-emigrantin në Fier: Ramë dakord të punonim në Shqipëri

09/04/2024 12:21

Bletërritësi fierak Genci Bufi prej mbi 20 vjet që jetonte e punonte në Greqi u kthye përfundimisht në vendlindje për të ndërtuar biznesin e tij.

Së bashku me pakistanezin Mirz’had Muhamed që ka nje përvojë të gjatë ene profesionin e bletërritësit kanë krijuar nje biznes te përbashkët me mbi 150 koshere.

Në rrëfimin e tij bletërritësi Genci Bufi është shprehur se iniciativa për tu rikthyer në vendlindje është nxitur nga deshira per te qendruar pranë familjes. Genci ka treguar se për të rritur efektivitetin jo vetëm ne prodhimtarine e mjaltit por kanë nisur të aplikojnë terapinë e ajrit me bletë qe shërben për kurimin e pacienteve .

Bletëritesi pakistanez është i specializuar në shtimin e mbretëreshave dhe marrjen e polenit që pak bleterites shqiptar arrijne ta realizojnë. Përpos vështiresive për të ndertuar këtë biznes pakistanezi ka shprehur dëshirën për të marrë pasaportë shqiptare.

“Shokun e kam njohur në Greqi ku bënim blerjet bashkë në një magazinë. Genci punonte atje. Ramë dakord të vinim së bashku në Shqipëri që të punojmë gjysmë për gjysmë në këtë biznes”- u shpreh pakistanezi.

Ky është viti i parë qe ka nisur ky bashkëpunim në biznes me pakistanezin ndërsa shprehen për pritshmëri pozitive kërkon ndihmë nga skemat subvencionuese nga shteti.

Top Channel