Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin
22/12 23:29
Aktorja Margarita Xhepa, gjatë intervistës në Exclusive në Top Channel përmendi edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me kolegen Tinka Kurti.
Gjatë festës së 90-vjetorit, disa ditë më parë, aktorja rrëfeu një pjesë bisede mes tyre.
“Jemi shumë të afërta, shumë shoqe, bashkëpunojmë, në festivale, thashë Tinka, unë dhe aktorja e mrekullueshme Tinka Kurti e kemi fillu artin në moshë shumë të re, kemi punuar një jetë të tërë, aty aty jemi ajo, pak më e madhe se sa unë. I thashë Tinkë shumë po rrojmë, Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’, ndoshta do të trokasë dera do të xhirojmë edhe ndonjë film tjetër”, tha aktorja.
Top Channel