“Lashë vetëm 2 muaj, dy djemtë e vegjël”, Margarita Xhepa rrëfen prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”: Dëbora deri në gju…

08/04/2024 09:30

Aktorja Margarita Xhepa në një intervistë për programin Exclusive në Top Channel rrëfeu prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”.

Ajo tha se vendosi të mos shkonte sepse kishte dy djemtë të vegjël, por ishte bashkëshorti që insistoi që ajo ta merrte rolin e propozuar.

“Kur e kam marrë atë skenar më pëlqeu sepse kishte pak fjalë dhe shumë veprime. Por vendosa të mos shkoja, djemtë i kisha të vegjël, do t’i lija dy muaj se kemi ndenjur dy muaj në Dardhë të Korçës, kush do t’u shërbente. Im shoq do shkosh tha, e pashë që ky roli të pëlqeu, më pëlqeu i thashë, por djemtë, ju çfarë do të bëni në këtë dimër të ftohtë janar, shkurt, unë nuk e lija edhe në radhë të qumështit, se ishte me tension të lartë, e ruaja, edhe regjisorët i bënë një lutje, i kam thënë Margaritës të shkojë.

Prej tij e kam këtë film, nuk kemi xhiruar vetëm në qendrën e Dardhës, por në kodrat e Dardhës, dëbora ishte deri në gju, vështirësitë që të gjetur çerdhen e partizanëve, që morëm partizanen e plagosur, lamë vajzën dhe çuam veshje çorape. Vështirësi ka pasur por kalohet me dashuri, me ato dardharët, kur rrëshqisnim e kapa nga mesi se thashë do të thyejë ndonjë krah”, tha aktorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA