Meritoni dhe Rikja, dy banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë.
Ditën e sotme, teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj.
Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)?
Rikja: Lëmsh mo
Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë
Rikja: Çdo njeri shikon prapanicën e vet
Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam
Rikja: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..
Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë, ndërsa gjithashtu i shpreh pendesën në lidhje me situatat që i kanë ndodhur me banoren.
Top Channel