U mbajt në Lezhë edicioni 2024 i çmimeve “At Zef Pllumi” për letersinë që këtë vit përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së tij.
Në këtë konkurs letrar ku morën pjesë 28 shkrimtarë nga e gjithë Shqipëria, juria e përbërë nga studiuesit Behar Gjoka kryetar jurie, Agim Xhafka dhe poeti Marash Mirashi. Duke iu referuar çmimeve At Zef Pllumi nëe leteërsi, kryetari i jurisë Behar Gjoka tha se kjo traditë ka ngjallur jeteën kulturore dhe mban gjalleë emrin e At Zef Pllumi e po ashtu afron edhe më shumë lexuesit me autorët e librave.
“Përgëzoj ata që vijojnë të mbajnë gjallë fjalën e At Zef Pëllumbit, martirit, njëriut që na dha shpresë, të individit që bëri të mundur nga burgu të mbajë gjallë fjalën shqipe. Përgëzoj Bashkinë që e mban gjallë këtë emër të madh të mendimit, të përvuajtjes, të besimit, të filozofisë, të mbijetesës së qenies shqiptare”– tha Behar Gjoka.
Juria ka vlerësuar me çmime të para në prozë shkrimtarët Preç Zogaj e Bashkim Shehu, ndërsa cmimi i pare ne publicistike shkoi per Shaban Muratin ku nga Lezha dha një mesazh të vecantë duke kërkuar që të ruhen fryma shqiptare e beselidhjes së lezhes.
Për të dhe 2 fituesit e tjerë ky çmim ka vlerë të veçantë pasi mban një emër të madh dhe për shkak të traditës së krijuar, është bërë i kërkuar.
“Ndihem i nderuar që mora një çmim që mban emrin e madh të një publicisti të shquar të një mendimtari të madh, të një iluministi të madh si At Zef Pllumi. Ndihem i nderuar që ky çmim vjen nga qyteti i Besëlidhjes së Lezhës, nga qyteti i pan-shqiptarizmit që duhet të jetë flamur jo vetëm i besëlidhjes së vjetër, por edhe i besëlidhjeve të reja që ka nevojë kombi shqiptar”- u shjpreh Shaban Murati.
Në edicionin e këtij viti janë akorduar edhe 3 çmime nderi që shkuan për Namik Dokle, At Donat Kurti (pas vdekjes) dhe Ahmet Premci. Me çmim karriere në publicistikë u vlerësua Frano Kulli, çmim karrierë ne prozë Thanas Medi dhe një çmim nderi në memurialistike iu akordua Pashk Përvathit.
Top Channel